KARATE
Karateistet kosovare shënojnë fitore ndaj Polonisë
21 May, 2021 @0:13
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, ka mundur Poloninë, në raundin e parë të garave ekipore në Kampionatin Evropian “Poreç 2021”.
Karateistet tona u kualifikuan në raundin e dytë, ku nesër takohen me Malin e Zi.
Ndërkohë, ekipi i meshkujve u mund në raundin e parë në përballjen vëllazërore me Shqipërinë.
Në individuale, Ylli Cenaj shënoi një fitore, ndërsa në raundin e dytë u mund me vendim të gjyqtarëve, kategoria -67 kg. Albinot Selmani (-61 kg), pësoi humbje në raundin e dytë, ndërsa Albulena Gërvalla (-55 kg) e Hatigje Zejnullahu (-50 kg), u ndalën në raundin e parë.
Kujtojmë që të dielën, Fortesa Orana (+68 kg) dhe Herolind Nishevci (+84 kg) do të luftojnë për medaljen e bronztë.