GAME 2: BOREA - KB KOSOVARI

KB Kosovari kualifikohet në gjysmëfinale
22 March, 2025 @16:29
KB Kosovari duke e mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Borean me rezultat 73-93, u kualifikua në gjysmëfinale të Play Offit në Ligën e Parë. Borozani.com
Nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, epërsi ishte në çdo moment te Kosovari.
Drin Makolli luajti me 21 pikë, Adhurim Alijaj me 20 pikë e 10 asitime dhe Mërgim Jakupi me 11 pikë e 11 kërcime.
Te Borea u dalluan Edon Taraku me 28 pikë dhe Lind Kasapolli me 12 pikë.
Kosovari në gjysmëfinale të Play Offit do të takohet me KB KEK-un.