KBF PRISHTINA - KBF BASHKIMI

FOTO / FBK
KBF Bashkimi 4 xhiro para përfundimit të stinorit të rregullt siguron pozitën e parë
7 March, 2025 @23:22
Kampionet aktuale në Ligën e Femrave, KBF Bashkimi, me fitoren në derbin kundër KBF Prishtinës me rezultat 60-84, siguruan pozitën e parë 4 xhiro para përfundimit të stinorit të rregullt.
Në asnjë moment KBF Bashkimi nuk e lëshoi epërsinë dhe me lehtësi e mposhti kundërshtaren.
Andrienne Godbold me 26 pikë, 13 kërcime, 8 asistime e 5 topa të vjedhur ishte më e mira te skuadra prizrenase, kurse te Prishtina 3 basketbolliste luajtën me nga 16 pikë, Jayla Johnson, Besjana Martinajdhe Tiffany Brown.