Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF JUNIOR 06 - KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi me dy rekorde sezonale

FOTO / apostrof studio

KBF Bashkimi me dy rekorde sezonale


31 January, 2025 @22:21

Skuadra e KBF Bashkimit, e mposhti KBF Junior 06shin me rezultat 67-105.

Vashat e Bashkimit pa problem triumfuar duke dominuar ndeshjen, derisa regjistruan dy rekorde sezonale.

Bashkimi u bë skuadra e parë me +1000 pikë të shënuar në Ligën e Femrave në këtë stinor, derisa gjithashtu për herë të parë u kalua edhe 100 pikëshi në një ndeshje (xhiro 13).

Caterrion Thompson luajti me double-double prej 30 pikëve e 11 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Brittany Brianna me 25 pikë,Andrienne Godbold me 14 pikë dhe Arbnore Përquku me 12 pikë, 9 kërcime e 6 asistime.

Te Junior 06 u dallua Abigail Ogle me 26 pikë, 10 kërcime e 5 asitime.

Junior 06 gjithashtu u bë skuadra e parë që ka pranuar +1000 pikë në këtë stinor.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me 12 fitore e 1 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Junior 06 me 5 fitore e 8 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave