KBF PRISHTINA - KBF TREPÇA

FOTO / KBF Prishtina
KBF Prishtina me lehtësi ndaj KBF Trepçës
9 February, 2025 @16:41
Ndeshja hapëse e xhiros së 14 në Ligën e Femrave, i takoi KBF Prishtinës që e mposhti Trepçën me rezultat 84-50.
Vashat e Prishtinës e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Jayla Johnson ishte më e mira me 21 pikë e 9 kërcime, kurse te Trepça u dallua Alma Muzliukaj me 16 pikë.