KEK-u - ISTOGU
KEK-u mbetet pa “rrymë” nga Istogu
8 November, 2024 @23:14
Skuadra e Istogut duke e mposhtur KEK-un me rezultat 87-99, e njoftoi kundërshtarin me humbje në xhiron e 4, në kuadër të Ligës së Parë.
Istogu pas humbjes ndaj Kosovarit në xhiron e kaluar, në këtë xhiro ishte më i koncentruar dhe e arriti qëllimin duke dominuar gjatë tërë ndeshjes.
Brandon Adelman me double-double prej 23 pikëve e 11 kërcimeve, ishte më i dalluari te Istogu. Ai u ndihmua edhe nga Ujkan Karanezime 18 pikë e 7 kërcime, dhe Mirlind Zekaj e Albin Berisha me nga 17 pikë secili.
Te KEK-u, Donat Rexhepi luajti me 25 pikë, Eris Zeneli me 15 pikë, dhe Reggie Clarck me 13 pikë, 11 kërcime e 5 asistiime, por nuk mjaftoi për fitore.
Në xhiron tjetër Istogu takohet me Grapeland, kurse KEK-u me New Basketin.
Istogu dhe KEK-u kanë bilanc nga 3 fitore e 1 humbje.