MUNDJE
KOK financon mundësit kosovarë që po përgatiten me Shqipërinë
4 February, 2021 @16:34
Komiteti Olimpik i Kosovës do të mbulojë shpenzimet e mundësve Egzon dhe Edon Shala, të cilët prej 1 deri më 14 shkurt 2021 do të përgatiten në Tiranë të Shqipërisë.
Vendimi bazohet në mbështetjen e sportistëve elitarë, për heqjen e shpenzimeve për përgatitje jashtë vendit, deri në 80 ditë brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti, varësisht nga kategoria në të cilën ndodhet sportisti. Egzoni ndodhet në kategorinë A me 80 ditë përgatitje, ndërsa Edoni në kategorinë C me 20 ditë.
Egzon Shala ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020, ndërsa vëllai i tij, Edoni është në kërkim të normës. Të dy janë edhe bursistë të KOK-ut për LO Tokio 2020.
Mundësit në fjalë përgatitjet po i zhvillojnë bashkë me ekipin kombëtar të Shqipërisë.