Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO 2022

Kosova i fillon me humbje kualifikimet

FHK

Kosova i fillon me humbje kualifikimet


Teksti: FHK

4 November, 2020 @23:47

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i ka filluar me humbje kualifikimet për “Euro 2022”. Në Podgoricë, Kosova pësoi 32:25 nga Mali i Zi. Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues.

Në pjesën e parë djemtë tanë ishin të barabartë, por në të dytën erdhi në shprehje përvoja e Malit të Zi, që luan rregullisht në kampionate evropiane. Po ashtu ndikuan edhe disa gabime që u bënë nga lojtarët tanë. Megjithatë ata kanë dhënë më të mirën e mundshme.

Kosova vetëm për herë të dytë luan në fazën e dytë kualifikuese.

Tani na pret ndeshja e vështirë me Suedinë, të dielën në Prishtinë.

Suedia e Mali i Zi janë top-kombëtare evropiane me lojtarë në nivelet më të larta. Por edhe ne po ngritemi me hapa të shpejtë.

Mali i Zi - Kosova 32:25 (16:14)

Kosova: Jupa 2, Gashi 1, Kabashi 2, Dedaj 4, Terziqi 6, Agushi, Quni 1, Tahirukaj 4, Shabani, Ramosaj 1, Muqolli, Gegaj, Ramadani, Gjuka 2, Zena,  Alaj 2.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera