Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHIGJETARI

Kosova po përfaqësohet në Kupën Evropiane për të Rinj në shigjetari

Kosova po përfaqësohet në Kupën Evropiane për të Rinj në shigjetari


17 May, 2021 @20:14

Ekipi përfaqësues nga Federata e Shigjetarisë së Kosovës në përbërje me Fehmi Bylykbashi, udhëheqës i ekipit/trajner, Edi Dvorani shigjetar junior dhe Valmir Gllareva, shigjetar kadet, po marrin pjesë në Kupën Evropiane për të Rinj 2021 (European Youth Cup), që po mbahet në Catez të Sllovenisë prej 16 deri 22 Maj 2021.

Ekipi është përkushtuar përgatitjeve paraprakisht për këtë pjesëmarrje, duke realizuar me sukses programin stërvitor të përcaktuar nga trajnerët e federatës.

Në kuadër të orarit ditor, sot janë zhvilluar përgatitjet zyrtare dhe inspektimi i pajisjeve, ndërsa nesër në orar janë garat për kualifikime.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera