RAGBI

Foto: Kosovo Rugby Federation
Kosova pranohet në Rugby Europe!
3 December, 2021 @12:30
Lajm i mirë për sportin e ragbit në Kosovë.
Sot Federata e Ragbit e Kosovës ka njoftuar që Kosova është pranuar zyrtarisht në Rugby Europe, duke u bërë kështu anëtarja më e re e këtij institucioni.
Në postim, federata në fjalë ka falënderuar bashkëpunëtorët, donatorët, lojtarët e të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.