LA LIGA

Foto: Barcelona
Laporta: Kishim oferta monstruoze për Messin, refuzuam Ronaldon
13 January, 2021 @14:08
Zgjedhjet presidenciale të Barcelonës janë pranë dhe njëri prej kandidatëve favoritë, ish-presidenti Joan Laporta, ka realizuar një numër intervistash të shumta në të cilat ai zbulon edhe disa gjëra prej sfondit të së kaluarës.
Dy nga më interesantet, për të cilat foli në El Larguero dhe Iniestazo në thirrje konference, kishin të bëjnë me dy yjet e futbollit Messi dhe Ronaldo.
Kur Laporta u pyet në lidhje me ofertën e Real Madrid për Messin, ai u shpreh: “Oferta e Real Madrid për Messin? Nuk kishte asgjë, por kishte një ofertë të pabesueshme nga Interi. Bëhej fjalë për një vlerë afër klauzolës në atë kohë, unë thashë jo dhe ata më bënë një më të lartë përsëri, por nuk ndryshova mendje.”.
Ndërkohë që Laporta tregoi edhe sa afër kishin qenë për të transferuar Ronaldon në Barcelonë:
“Ne ishim gati për të nënshkruar Ronaldinho dhe Rafa Márquez dhe më pas agjenti meksikan na sugjeroi që të punësonim një djalë me emrin Cristiano Ronaldo, i cili ishte në Sporting të Lisbonës në atë kohë. Ata më thanë: “Unë tashmë e shita atë te United për 19 milionë, por unë do ta lë atë në 17 milionë”.
Por Laporta tregoi se atëherë vetëm se kishin investuar tashmë në Ronaldinhon në atë rol dhe menduan se ai ishte i mbuluar: “Ne e refuzuam atë dhe nuk pendohem”- u shpreh ai ndër të tjera.