Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOKIO 2019

Majlinda e bronztë, medalja e dytë

Majlinda e bronztë, medalja e dytë


26 August, 2019 @16:29

Pas humbjes nga japonezja Uta Abe në gjysmëfinale, Majlinda Kelmendi arriti që ta fitojë ndeshjen për vendin e tretë, për ta fituar kështu medaljen e bronztë.

Në garë për vendin e tretë Majlinda u ndesh me portugezen Juana Ramos, të cilën e mposhti pa shumë vështirësi.

Pas ditës së dytë të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Japoni, Kosova ndodhet në vendin e 6 nga 147 shtetet sa i përket medaljeve të fituara.

Kosova deri më tash ka fituar dy të bronzta përmes Distria Krasniqit e Majlinda Kelmendit, gjersa Nora Gjakova, Akil Gjakova e Loriana Kuka ditëve të ardhshme mund ta shtojnë numrin e medaljeve të fituara.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera