Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

Majlinda fiton duelin e parë, arrin çerekfinalen

Majlinda fiton duelin e parë, arrin çerekfinalen


22 June, 2019 @12:18

Majlinda Kelmendi, pa probleme e ka fituar duelin e parë të saj në Minsk të Bjellorusisë.

Krenaria e Kosovës në 1/8 e finales e mposhti zvicranen Fabienne Kocher, për të kaluar kështu në çerekfinale të garës.

Në çerekfinalen e kategorisë deri në 52 kilogramë, Majlinda do të përballet me polaken Karolina Pienkowska, ndaj së cilës xhudistja kosovare është favorite.

Në çerekfinale pak minuta më parë kaloi edhe Nora Gjakova, e cila garon në kategorinë deri në 57 kilogramë. Gjakova fillimisht e kaloi një rreth eliminator pa lojë, sipas shortit, derisa në 1/8 e finales triumfoi ndaj francezes Priscilla Gneto.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera