CTIZENS

City nuk do ta shesë De Bruynen
21 February, 2021 @14:41
Manchester City nuk do të marrë parasysh ofertat për mesfushorin belg, Kevin de Bruyne gjatë afatit kalimtar veror.
Këtë po e raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano. Ai në profilin e tij zyrtar në Twitter tregoi se De Bruyne është i paprekshëm tek ekipi anglez.
Gjithashtu është shënuar progres në bisedimet për zgjatjen e kontratës dhe janë optimistë se marrëveshje do të arrihet së shpejti.