FORMULA 1
Max Verstappen fiton garën e Arabisë Saudite
27 March, 2022 @20:36
Në garën e dytë të sezonit në Formula 1, atë të Arabisë Sauditë, fitues doli Max Verstappen.
Verstappen luftoi shumë për pozitën e parë me garuesin Charles Leclerc dhe në fund triumfoi, për ta lënë Charles Leclercin në vendin e dytë. Në vendin e tretë përfundoi Carlos Sainz, për ta kompletuar një tjetër ditë të mirë për skuadrën e Ferrarit, që sot i mori vendet dy dhe tre.
Lewis Hamilton, që garën e filloi nga vendi i 16, e përfundoi atë në vendin e 10, për ta marrë vetëm 1 pikë nga gara e sotme.
Për shkak të aksidentit të pësuar dje në kualifikime, Mick Schumacher nuk mori pjesë në garën e sotme, e ende i pashëruar nga COVID-i, garën e sotme e humbi edhe Sebastian Vettel, e në vendin e tij, si në Bahrain, edhe sot ishte Nico Hulkenberg.
Pas dy garave të para të sezonit, i pari në renditjen e përgjithshme është Charles Leclerc me 45 pikë. Pas tij renditet Carlos Sainz me 33, kurse i treti është Max Verstappen, të cilit fitorja e sotme ia solli 25 pikë, aq sa ka në total.
Gara e ardhshme e Formula 1 do të mbahet në Melbourne të Australisë më 10 prill.