KONTRATA

Foto: PSG
Mbappe në dyshime për rinovimin e kontratës së tij
24 January, 2021 @14:27
Kylian Mbappe nuk e di ende nëse do e rinovojë kontratën e tij me PSG.
Ai duhet të marrë një vendim muajt e ardhshëm lidhur me të ardhmen e tij në skuadrën parisiene dhe nëse ai vazhdon kontratën, do të vazhdojë edhe për shumë vite në kryeqytetin francez.
Sipas L’Equipe, Mbappe aktualisht po kërkon që ekipi parisien të luftojë çdo sezon për trofeun e Champions League, por sa i përket këtij aspekti duket se Mbappe nuk është i kënaqur.
Drejtori sportiv Leonardo Araujo tashmë ka përgatitur ofertën për të zgjatur kontratën e yllit, duke i ofruar atij një pagë shumë më të lartë se që e ka tani. Nëse Mbappe nuk arrin ta rinovojë kontratën e tij këtë sezon, klubi do të detyrohet ta shesë atë gjatë verës, pasi humbjet arrijnë deri në 240 milionë euro dhe kampioni në fuqi i Ligue 1 nuk ka mundësi ta lejojë atë të lirë.
Mbappe këtë sezon në kampionatin francez, deri më tani ka luajtur 13 ndeshje duke shënuar 14 gola dhe duke asistuar 6 herë.