Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË ARABI

Neymar në Al-Hilal

Neymar në Al-Hilal


15 August, 2023 @19:14

Sulmuesi brazilian, Neymar, i është bashkuar ekipit suadit Al-Hilal nga kampioni i Francës, Paris St Germain. Sipas njoftimit të lëshuar nga BBC Sport, ekipi arab ka paguar rreth 90-milionë euro për kartonin e fantazistit brazilian. Bonuset do të jenë gjithashtu në dispozicion të parisienëve, nëse ekipi arrin qëllimet me Neymarin.

Neymar i ishte bashkuar PSG-së në vitin 2017 për rekord-transferin botëror, mbi 200-milionë euro. Mirëpo, këtë stinor ai nuk hyri në planet e trajnerit të ri të ekipit, Luis Enrique.

Braziliani pritet të pagohet rreth 150-milionë euro në vjet nga Al-Hilal, derisa te Paris St Germain kishte rrogë vjetore rreth 25-milionë euro.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1