Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRANCEZI TE KAMPIONI I FRANCËS

Ousmane Dembele prezantohet te Paris St Germain

Ousmane Dembele prezantohet te Paris St Germain


12 August, 2023 @12:31

Kampioni i Francës ka prezantuar sot yllin e kombëtares franceze që deri tash ishte pjesë e Barcelonës, Ousmane Dembele. Paris St Germain ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me katalonasit për të blerë kartonin e Dembelesë, ndërsa ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me sulmuesin e krahut.

Dembele 26 vjeçar i ka kushtuar parisienëve 50.4 milionë euro si transfer, ndërsa fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018 ka thënë se është i lumtur që ka ardhur te kampioni i Francës.

Sipas Sportsmanor, Dembele do të pagohet mbi 20 milionë euro në vjet te Paris St Germain, duke u bërë edhe njëri ndër lojtarët më të paguar të ekipit pas yllit tjetër të Francës aty, Kylian Mbappe.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1