FRANCË

Foto: Getty Images
Monaco tenton transferimin e Marcelos
19 January, 2021 @12:08
Marcelo mund të largohet në fund të këtij edicioni nga Real Madridi.
Mbrojtësi brazilian nuk është më në planet e Zinedine Zidanes dhe lidhët me një largim nga Los Blancos me të përfunduar ky edicion.
Por, sipas asaj që raporton AS, Monaco është duke tentuar transferimin e Marcelo qysh në këtë afat kalimtar të janarit.
Trajneri francez nuk ka besim më në mbrojtësin brazilian dhe është i gatshëm që të largojë atë, mirëpo vetëm në verë. Skuadra nga Ligue 1 duhet të pres që të përfundojë ky edicion dhe të tentojë për transferimin e tij.
Marcelo ka aktualisht edhe 18 muaj kontratë me Real Madridi dhe duket se koha e tij në Madridi ka përfunduar.