VASSILIS

euroleague
MVP Spanoulis
10 May, 2013 @9:45
Në Euroleague, është zgjedhur MVP-ja për stinor të rregullt. Këtë çmim, e fitori ylli grek Vassilis Spanoulis. Ai për herë të parë fitoi këtë çmim, gjatë stinorit të rregullt, ndërsa dy herë është zgjedhur MVP gjatë Play Offit.
Spanoulis luajti me mesatare prej 14.7 pikëve dhe 5.6 asistimeve, ku luajti rol të rëndësishëm në suksesin e skuadrës.
Vassilis, pasi e mori çmimin tha: “Është shumë mirë ta fitosh çmimin MVP, por më e rëndësishmja është që skuadra jote të jetë në Final Four. Të fitosh çmime individuale është mirë, por së bashku, të jetë e suksesshme edhe skuadra, është gëzim i dyfishtë ” tha MVP-ja i stinorit 2012/13.
Video
MVP Spanoulis