Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI HEAT

Kthjellet kampioni

REUTERS/Joe Skipper

Kthjellet kampioni


9 May, 2013 @11:44

Kampioni aktual Miami Heat, u njoftua me fitore në ndeshjen e dytë të serisë kundër Chicago Bullsit. Agresiviteti në ndeshje, ishte në një nivel të lartë, ku gjatë ndeshjes gjyqtarët u detyruan që të referojnë nëntë gabime teknike, prej të cilëve Taj Gibson dhe Joakim Noah, u përjashtuan nga ndeshja me nga 2 gabime teknike që i morën secili.

Megjithatë, Miami dominoi në ndeshje, duke e përfunduar ndeshjen me 37 pikë epërsi, pra 115-78. Ky rezultat hyn në histori të Chicago Bulls, si disfata më e thellë në histori të klubit për Chicagon.

Ray Allen shënoi më së shumti pikë për Miamin, 21, ndërsa King Jamesi luajti me 19 pikë e 9 asistime. Në anën tjetër, 13 pikët e Marco Belinellit, nuk mjaftuan për befasinë e dytë të demave.

Ndeshja e radhës do të luhet me 10 maj në United Center të Chicagos.

Skema e Play Offit


Video

Bashkpunimi Wade & James në ndeshjen e dytë


Asisti fenomenal nga LeBron James




REZULTATI:

Miami Heat - Chicago Bulls 115-78 1-1 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA