Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COACH

George Karl, trajneri i vitit

REUTERS/Robert Galbraith

George Karl, trajneri i vitit


9 May, 2013 @0:19

George Karl i Denver Nuggetsit, u zgjedh trajneri i vitit në NBA. Karl me 62 vota, e meritoi këtë çmim plotësisht, ndërsa ai u ndjek me 24 vota nga trajneri i Miami Heatit, Erik Spoelstra. Trajneri i New York Knicks, Mike Woodson, doli i treti dhe në vendin e katërt Gregg Popovich, i cili ishte fituesi i vitit të kaluar.

Karl, me skuadrën e Denverit, arriti një bilanc prej 57 fitoreve dhe 25 humbjeve, ku në Play Off, pas gjashtë ndeshjeve u eliminua nga Golden State Warriors.

Trajneri i suksesshëm, deri më tani, në karierën e tij arriti 1131 fitore e 756 humbje, ndërsa ky ishte çmimi i parë i tij në 25 vite që i kaloi në NBA deri më tani.


Video

George Karl trajneri i vitit 2012/13



 
Të gjitha lajmet nga NBA