KNICKS

REUTERS/Mike Segar
Buzëqeshja në New York
8 May, 2013 @11:51
Skuadra e New Yorkut, arriti ta mposht Indiana Pacersin, në ndeshjen e dytë me rezultat 105-79. Knicksat, nuk dëshironin të udhëtonin në Indiana me dy humbje, ku e arritën qëllimin dhe e mposhtën kundërshtarin në Madison Square Garden.
Ylli i ndeshjes ishte Carmelo Anthony, i cili shënoi 32 pikë e 9 kërcime, ndërsa tek mysafirët, më i dalluari ishte Paul George me 20 pikë, por nuk ishin të mjaftueshëm për fitoren e dytë.
Tani seria do të bartet në Indianapolis, ku ndeshja e tretë do të luhet me 11 maj.
Video
Ngulitja fenomenale e Iman Shumpertit
Ngulitja e Kenyon Martinit me tabelë
REZULTATI:
New York Knicks - Indiana Pacers | 105-79 | 1-1 në seri |