MEMPHIS

REUTERS/Bill Waugh
Barazojnë arushat
8 May, 2013 @9:53
Një fitore e madhe, erdhi dje nga Memphis Grizzlies. Arushat e mposhtën në Chesapeake Energy Arena Oklahomën me rezultat 99-93. Mungesa e yllit Russell Westbrook, po vërehet dalë nga dale, ngase Kevin Duranti po detyrohet të luaj më shumë, të cilët po shkakton lodhje.
Megjithatë, Kevin Duranti përsëri shkëlqeu, i cili shifrat magjike triple-double, i huqi me vetëm një asist më pak, ku luajti me 36 pikë 11 kërcime e 9 asistime, por nuk mjaftuan për fitoren e dytë të OKC-së.
Ndërsa tek Memphisi, Mike Conley me 26 dhe Marc Gasol me 24 pikë, luajtën rol të rëndësishëm në fitoren e parë të arushave.
Ndeshja e radhës do të luhet me 11 maj në FedExForum të Memphisit.
Video
Ngulitja e Durantit nuk mjaftoi për fitore
REZULTATI:
Oklahoma City Thunder - Memphis Grizzlies | 93-99 | 1-1 në seri |