SAN ANTONIO

REUTERS/Tim Sharp
Spurs fiton duelin
7 May, 2013 @15:36
Ndeshja kundër Golden State Warriors për San Antonion, nuk kaloi aq lehtë. ‘Luftëtarët’, treguan se nuk janë kafshatë e lehtë për mamuzat, të cilët e dërguan ndeshjen dy herë në vazhdime, në AT&T Center.
Pas dy vazhdime, ndeshjen e vulosi Manu Ginobili me një treshe shumë kritike, i cili e bëri rezultatin 129-127 në favor të Spursave.
Më së shumti pikë tek skuadra e trajnerit Gregg Popovich, shënoi Tony Parker me 28, që gjithashtu lujati me 8 kërcime e 8 asistime, françezi u ndihmua edhe nga Danny Green me 22 pikë.
Ndërsa në anën tjetër, Stephen Curry shkëlqeu me 44 pikë e 11 asistime, ku luajti 57 minuta, por që nuk mjaftuan për fitore.
Ndeshja e radhës do të luhet me 8 maj, përsëri në AT&T Center.
Video
Treshja vendimtare e Ginobilit
REZULTATI:
San Antonio Spurs - Golden State Warriors | 129-127 | 1-0 në seri |