KARAGAÇI
BOROZANI/ Edrin Shkuliqi
S’ka vend për befasi!
5 May, 2013 @22:04
Palestra Karagaçi në Pejë vazhdon të mbetet e pamposhtur. Skuadra e Pejës shënoi fitore me rezultat 74-62 ndaj RTV 21 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së playoff-it.
Mysafirët nga kryeqyteti, të cilët me lojë të mirë e përmbyllën çerekun e parë me epërsi prej 8 pikëve, në çerekun e dytë mbetën të shtangur. Peja gjatë kësaj periudhe regjistroi seri 15-0 dhe që nga ato momente, kontrolli i lojës ishte në duart e pejanëve.
Alban Veseli me 20 pikë, ku 12 prej tyre i shënoi nga vije e tre pikëshit, ishte koshashënuesi më i mirë te skuadra fituese, derisa kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Dardan Berisha me 18 pikë dhe Samir Shaptahoviç me 17 të tjera.
Në anën tjetër, Kendrick Jones si zakonisht ishte më i dalluari te Teleboysat me 22 pikë, ndërsa turku Ersan Ozseven i shtoi 13 të tjera.
Koshashënuesit e Pejës
1 | Alban Veseli | 20 pikë | ||
2 | Dardan Berisha | 18 pikë | ||
3 | Samir Shaptahoviç | 17 pikë | ||
4 | Valdet Grapci | 8 pikë | ||
5 | Gerti Shima | 7 pikë | ||
6 | Blerim Mazreku | 2 pikë | ||
7 | Rron Grapci | 2 pikë |
Koshashënuesit e RTV 21
1 | Kendrick Jones | 22 pikë | ||
2 | Ersan Ozseven | 13 pikë | ||
3 | Brandon Roberson | 9 pikë | ||
4 | Urim Zenelaj | 7 pikë | ||
5 | Elvan Iljazi | 7 pikë | ||
6 | Kreshnik Juniku | 4 pikë |