Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHIMA

Arsyeja për të qenë kampion

BOROZANI/Erdis Driza

Arsyeja për të qenë kampion


4 May, 2013 @22:25

Sa më gjatë që rrin basketbollisti në ekip, aq më mirë komponohet në ‘te. Kjo dihet. Edhe pse në Kosovë dhe në BKT Superligë jemi mësuar t’i shohim ndërrimet e lojtarëve të huaj shpesh, kjo nuk ka ndodhur me një lojtar që ka qenë arsyeja pse Trepça u shpallë kampion stinorin e kaluar dhe pse të mos shpallet edhe Peja për të njejtën arsye! 

Fjala është për lojtarin e huaj që qëndron në skuadër gjatë gjithë stinorit, nga fillimi deri në fund. E këtë e ka bërë Trepça në stinorin e kaluar me alon amerikane Jaleel Nelson, ndërsa Peja këtë stinor me shqiptarin Gerti Shima. Nelson në stinorin e kaluar dhe Shima këtë stinor, janë basketbollistët e vetëm të huaj që kanë qëndruar gjatë gjithë stinorit në ekipet e tyre.

Gerti Shima ka qenë njëri ndër transferet më të bujshme që ka bërë Peja gjatë tërë stinorit, ndërsa ky ka qenë tejet i mirë gjatë gjithë kampionatit - duke marrë edhe nofkën nga pejanët, Air Shima. E njejta gjë stinorin e kaluar ka qenë në Mitrovicë me Jaleel Nelsonin. 

Trepça kishte humbur dy ndeshjet me Sigal Prishtinën në Prishtinë gjatë stinorit të rregullt dhe dy ndeshjet e para si mysafir në finale të Play-Offit, për ta fituar të pestën si mysafir në finale. Edhe Peja ka humbur dy ndeshjet me Sigal Prishtinën gjatë stinorit të rregullt dhe nëse nuk ndodh ndonjë befasi - këto dy skuadra do të takohen në finale të Play-Offit. 

Kontinuiteti është rrugë gati e sigurtë drejt suksesit. Ndoshta dikush mund të thotë që Peja nuk arriti të fitojë Kupën, të cilën vjet e arriti Trepça, por dallimi në atë ka qenë vetëm fati, pasi që Peja humbi nga Sigal Prishtina në finalen e Sezai Surroit për vetëm një pikë, ku në çerekun e fundit rezultati ka qenë 4-7 në të mirë të Pejës (55-54 rezultati final). 

Dallimi i vetëm është se Gerti Shima si shqiptar që është, prej stinorit tjetër do të konsiderohet si lojtarë vendor, pasi që FBK-ja ka marrë vendim që nga stinori i ardhshëm lojtarët shqiptar nga cilido vend jashtë Kosovës të konsiderohen si jo të huaj. 


MEMPHIS

Hakmarrja e Grizzlies

NBA

Hakmarrja e Grizzlies

04/05/13 @ 11:16

PLAY OFF

Peja, patjetër titullin

FBK Superliga

Peja, patjetër titullin

04/05/13 @ 10:58

THUNDER

Oklahoma fluturon me raketë

NBA

Oklahoma fluturon me raketë

04/05/13 @ 10:23

PLAY OFF

Lufta për finale

FBK Superliga

Lufta për finale

04/05/13 @ 10:19

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga