THUNDER

REUTERS/Adrees Latif
Oklahoma fluturon me raketë
4 May, 2013 @10:23
Oklahoma City, arriti ta eliminojë Houston Rocketsin në ndeshjen e gjashtë të serisë, me rezultat 103-94. Në Toyota Center, shkëlqeu Kevin Durant me 27 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, i cili është duke marrë më shumë përgjegjësi, ngase partneri i tij Russell Westbrook, po mungon për shkak të lëndimit.
Ndërsa në anën tjetër James Harden me 26 pikë dhe rookie Chandler Parsons me 25 pikë, nuk arritën ta ndalin nënkampionin.
Në gjysmëfinale të Konferencës Perendimore, Oklahoma City Thunder do të përballet me Memphis Grizzlies, me 5 maj.
Video
Performanca e Kevin Durantit
REZULTATI:
Houston Rockets - Oklahoma CIty Thunder | 94-103 | 2-4 në seri |