BOSTON

REUTERS/Mike Segar
Keltët fitojnë përsëri
2 May, 2013 @12:01
Përvoja e Bostonit, pothuajse e mbajti në lojë skuadrën. Djelmoshat e trajnerit Doc Rivers, pas tre humbjeve resht, arritën që të fitojnë dy ndeshjet e fundit në seri.
Deri më tani në histori të NBA-së, asnjë skuadër nuk ka arritur që ta përmbys serinë prej disavantazhit me tre epërsi, megjithatë Bostoni arriti ta mposht kundërshtarin edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 92-86, ku luajti me vetëm shtatë lojtarë në parket.
Më i miri tek keltët ishte Jeff Green i cili luajti me 18 pikë, ndërsa Kevin Garnett dominoi në mbrojtje duke rrëmbyer 18 kërcime. Në anën tjetër, Carmelo Anthony u dallua me 22 pikë e 7 kërcime.
Ndeshja e radhës do të luhet me 3 maj në TD Garden të Bostonit.
Video
Përmbledhja e ndeshjeve
REZULTATI:
New York Knicks - Boston Celtics | 86-92 | 3-2 në seri |