Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROCKETS

Houston vazhdoi serinë

REUTERS/Richard Carson

Houston vazhdoi serinë


30 April, 2013 @10:05

Raketa e Houstonit, më në fund arriti të fluturojë në ndeshjen e katërt. Por lojtarët e Houstonit, janë zgjuar nga gjumi në një gjendje kritike, sepse deri më tani në histori të NBA-së, asnjë skuadër nuk arriti ta kthejë serinë prej disavantazhit 3-0.

Megjithatë, ndeshja përfundoi me një rezultat të ngushtë 105-103 në favor të vendasve. Të dyja skuadrat, kishin mungesa të shumta, në mesin e tyre ishin edhe yjet si Russel Westbrook (OKC) dhe Jeremy Lin (HOU).

Më i miri tek Houstoni, ishte rookie, Chandler Parsons, i cili luajti me 27 pikë e 10 kërcime, u ndihmua gjithashtu edhe nga turku Omer Asik me 17 pikë e 14 kërcime. 

Ndërsa në anën tjetër, shkëlqimi i Kevin Durantit, shkoi huq, ngase ai luajti me 38 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Rezultati në seri është 3-1 në favor të Oklahomës. Ndeshja e radhës do të luhet me 1 maj, në Chesapeake Energy Arena të Oklahomës.

Skema e Play Offit


Video

Ngulitja e Carlos Delfinos




REZULTATI:

Houston Rockets - Oklahoma City Thunder 105-103 1-3 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA