KANDEMIR

BOROZANI/Erdis Driza
Është dashur të fitonim bindshëm
28 April, 2013 @22:39
Trajneri turk i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir, pas vetëm një muaji të udhëheqjes së ekipit të tij ka fituar trofeun e parë në Kosovë. Ai ia ka kthyer Sigal Prishtinës Kupën pas tre stinorësh.
Ndërsa menjëherë pas ndeshjes ai në deklaratën ekskluzive pë Borozani.com ka thënë se Prishtina do të duhej të fitonte më bindshëm, por për shkak të mungesës së rotacionit, fitorja erdhi kështu.
“Do të mund të fitonim edhe më bindshëm këtë ndeshje, por për shkak të mungesës së rotacionit në disa raste u desht të fitonim kështu. Ishte ndeshje që i ngjau finales. Me meritë të mbrojtjes e kemi fituar këtë ndeshje, përkundër se të dyja skuadrat do ta mund ta fitonin,” ka thënë Kandemir.
Pas fitores në finale të Kupës, tash Prishtina synon edhe titullin e kampionit.