FINAL FOUR

Tifozëria prishtinase duke vërshuar rrugët e Prizrenit para ndeshjes finale Sigal Prishtina - Peja/ BOROZANI/ Ahmed Huduti
Ethet e finales
28 April, 2013 @18:18
Afro një mijë tifozë prishtinas, para disa çastesh kanë vërshuar rrugët e Prizrenit, dy orë para finales së Final Fourit të Kupës së Kosovës në basketboll. Sigal Prishtina ndeshet me Pejën në finalen e Kupës, pasi që mposhti Trepçën në gjysmëfinale.
Tifozë prishtinast me brohoritje prej më të ndryshmeve kanë vazhduar të ecin nëpër qytetin e Prizrenit.