KUPA JUNIOR

BOROZANI/D.S
Jr. Bashkimi fiton Kupën
28 April, 2013 @17:30
Basketbollistët e rinjë të Bashkimit kanë arritur të mposhtin Sigal Prishtinën në finale të Kupës së Kosovës në basketboll. Djelmoshat e rinj prizrenas të udhëhequr nga trajneri, Edon Godeni, kanë qenë shumë më të mirë se prishtinasit gjatë gjithë ndeshjes.
Qëndrim Ajazaj me 26 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes. Ai i ndihmuar edhe nga Ujkan Karanezi që regjistroi double-double prej 25 pikëve dhe 12 kërcimeve kanë qenë më meritor në fitoren e portokallëve. Kontribut të veçantë në ndeshje danë edhe Reshat Përzhella me 12 pikë, i cili luajti me katër gabime personale që nga çereku i dytë, si dhe Arion Balluku që shënoi 9 pikë dhe realizoi 4 asistime maestrale.
Te ekipi i udhëhequr nga Albert Sylejmani, më i dalluari ishte Granit Hyseni me 21 pikë të shënuara. Mirëpo gabimet e shumta të bashkëlojtareve të tij si dhe faulimet e qëllimshme, lanë të pashpresë prishtinasit që nga çereku i tretë i ndeshjes.
Statistikat tjera individuale ju sjellim më vonë.
KUPA E KOSOVËS - FINALJA E JUNIORËVE
Bashkimi - Sigal Prishtina | 87-55 | (23-11; 43-32; 72-43 dhe 87-55) Rrjedha e rezultatit sipas çerekëve |
TOP SHËNUESIT E NDESHJES
1 | Qëndrim Ajazaj | Bashkimi | 26 pikë | 3 bllokada |
2 | Ujkan Karanezi | Bashkimi | 25 pikë | 12 kërcime |
3 | Granit Hyseni | Sigal Prishtina | 21 pikë | |
4 | Lorik Kllokoqi | Sigal Prishtina | 13 pikë | 1 gabim teknik |
5 | Reshat Përzhella | Bashkimi | 12 pikë | |
6 | Mërgim Jakupi | Sigal Prishtina | 11 pikë | |
7 | Arion Balluku | Bashkimi | 9 pikë | 4 asistime |
PESËSHET E PARA
1 | Bashkimi: Arion Balluku, Leonit Hoxha, Ujkan Karanezi, Qëndrim Ajazaj dhe Reshat Përzhella. Trajner: Edon Godeni. | |||
2 | Sigal Prishtina: Fisnik Beka, Lorik Kllokoqi, Ermir Gashi, Kushtrim Sadiku dhe Granit Hyseni. Trajner: Albert Sylejmani. |