F4 SEMI FINAL

BOROZANI/ Erdis Driza
Lojë nervash
27 April, 2013 @0:12
Në finalen e sivjetme të Kupës së Kosovës do të përballen Sigal Prishtina dhe Peja. Ndryshe nga Prishtina, e cila jo me shumë vështirësi e mposhti Trepçën, Peja u desht të djerësitet mjaftë shumë për të shkuar deri në finale.
Në palestrën e stërmbushur në Prizren, pejanët fituan me rezultat të ngushtë 63-64, falë tre pikëshit vendimtar të Dardan Berishës edhe 4.7 sekonda pa përfunduar ndeshja.
Shqiponjat e filluan mirë ndeshjen duke mbajtur epërsinë në dy çerekët e parë dhe shkuan në zhveshtore pranë rezultatit 29-34.
Ritmi i lojës ndryshoi në çerekun e tretë kur skuadra e Bashkimit hyri në seri 8-0 dhe e riktheu rezultatin në të mirë të saj, falë 3 treshave të lituanezit Rokas Uzas.
Bashkimi në çerekun e katërt hyri me epërsi prej 8 pikësh (54-46), por këtë epërsi nuk arriti ta mbajë deri në fund të ndeshjes.
Peja e udhëhequr nga Blerim Mazreku e shkriu epërsinë e prizrenasve për ta bërë fundin e ndeshjes edhe më dramatik.
Pranë rezultatit 61-61, Kejuan Johnson dështoi në dy tentime nga vija e gjuajtjeve të lira, ndërsa më pas të njëjtën gjë e bëri edhe Mark Dawson. Megjithatë Bashkimi përsëri e kishte topin dhe kësaj radhe Rokas Uzas shënoi dy herë nga gjuajtjet e lira për rezultatin 63-61.
Në sulmin e fundit të Pejës, Dardan Berisha u tregua gjakftohtë dhe shënoi për tre pikë edhe 4.7 sekonda pa mbaruar ndeshja, derisa në sulmin e radhës prizrenasit ishin jo të saktë.
Në fund Peja fitoi me rezultat 63-64 dhe e siguroi biletën për në finale të Kupës së Kosovës që do të zhvillohet të dielën po ashtu në Prizren.
Intervista e Dardan Berishës pas ndeshjes.
FINAL FOUR I KUPËS SË KOSOVËS - GJYSMËFINALET:
Sigkos Bashkimi - Peja | 63-64 | ||
Sigal Prishtina - Trepça | 71-51 |
SIGKOS BASHKIMI (Statistikat individuale)
1 | Rokas Uzas | 18 pikë | 7 kërcime | |
2 | Kejuan Johnson | 14 pikë | 9 kërcime | 4 asistime |
3 | Mark Dawson | 10 pikë | 8 kërcime | 3 bllokada |
4 | Muhamed Hasani | 10 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
5 | Mustafë Merovci | 8 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
6 | Valentin Spaqi | 3 pikë | ||
7 | Qëndrim Biraj | 2 asistime | 1 kërcim |
PEJA (Statistikat individuale)
1 | Blerim Mazreku | 20 pikë | 5 kërcime | |
2 | Dardan Berisha | 15 pikë | 1 kërcim | |
3 | Alban Veseli | 13 pikë | 5 kërcime | 1 bllokadë |
4 | Samir Shaptahovic | 10 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
5 | Gerti Shima | 3 pikë | 10 kërcime | 4 asistime |
6 | Vigan Radoni | 3 pikë | 1 asistim | |
7 | Cyril Awere | 6 kërcime | 1 asistim/ 1 bllokadë | |
8 | Valdet Grapci | 1 kërcim | 1 asistim | |
9 | Harouna Mutombo | 1 kërcim | 1 asistim |