Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Askush s’mund të na fitojë

Harouna Mutombo në akcion ndaj RTV 21/ BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Askush s’mund të na fitojë


26 April, 2013 @11:02

Ai mund të kërcejë. Mund të luaj mbrojtje. Ai asiston për bashkëlojtarët. Është një organizator i gjatë, prandaj këto gjëra janë ato që i bën në konsistencë. 

Harouna Mutombo, 196 centimetra i gjatë, është shumë më pak i njohur sesa xhaxhai i tij i famshëm, Dikembe, por ardhja e tij në Kosovë, ku për herë të parë luan si profesionist, pritet të jetë ngritje e madhe në karrierën e tij. Ai luan si zëvendësues në organizim dhe në mbrojtje, sipas nevojës. Me mesatare prej 16.4 minutash për ndeshje, 7.3 pikësh, 4.6 asistimesh dhe 4 kërcime – ai pret të merr pjesë në Ligën Verore të NBA (NBA Summer League) dhe prej aty të bëhet edhe më i mirë. 

Borozani: Peja ka përfunduar stinorin si lidere, ndërsa çka janë pritjet tuaja para Final Four të Kupës dhe Play-Offit?! 

Mutombo: Së pari ju falenderoj për intervistën. Ne presim fitore. Do të jenë dy ndeshje të vështira, por si ekip ne e ndjejmë se askush s’mund të na fitojë kur luajmë bashkërisht. 

Borozani: Si po e shihni ligën e basketbollit kosovar në përgjithësi?! 

Mutombo: Shikoni, ky është stinori im i parë si basketbollist profesionist. Këtë shumica nuk e dinë. Unë jam 22 vjeçar dhe më parë kam luajtur vetëm në ligën e zhvillimit për NBA, kështu që është një basketboll krejtësisht tjetër dhe s’mund të bëj krahasime. 

Borozani: Basketbollisti më i mirë në BKT Superligë, kundërshtari më i vështirë?! 

Mutombo: Me bashkëlojtarin tim, Dardanin s’ka. Ai është më i miri këtu dhe shyqyr që s’e kam kundërshtarë. Kam parë shumë lojtarë në NBA, por ta dini që Dardani është i mirë me top. Po mësoj shumë nga ai për mbrojtje dhe thjeshtë Dardani po më ndihmon të zhvillohem. 

Borozani: Peja, ekipi dhe qyteti…

Mutombo: Po, qyteti është shumë i mirë. S’është Amerikë dhe ky është vendi im i parë ku luaj profesionalisht, prandaj nuk është vend i keq për të filluar me basketboll. Njerëzit janë të shoqërueshëm dhe gjithmonë kërkojnë të ndihmojnë. Ekipi është i madh, kemi veteran dhe mund të mësosh shumë nga ata. Kemi basketbollistë nga kampi i NBA-së, kemi basketbollistë nga Kampionatet Europiane, kështu që mund të them se ekipi ka gjithçka dhe llojllojshmëri lojtarësh që mund të ndihmojnë si brenda ashtu edhe jashtë palestrës. 

Borozani: Çka bën Mutombo në kohë të lirë?! 

Mutombo: Bilardo luaj shumë. Është një vend afër shtëpisë ku banoj dhe kohën e lirë e kalojë aty. Aty ka edhe PS 3 dhe pishinë, kështu që këtu mbushem me energji. 

Mutombo do të del sonte në palestrën sportive Sezai Surroi të Prizrenit, për t’u përballur me Sigkos Bashkimin në gjysmëfinale të Final Fourit. Fituesi i kësaj ndeshjeje luan me Sigal Prishtinën në finale, e cila mposhti Trepçën (mbrojtësen e titullit) dje. 


BULLS

Bulls merr avantazhin e serisë

NBA

Bulls merr avantazhin e serisë

26/04/13 @ 10:03

HEAT

Rutinë nga Lebron dhe Allen

NBA

Rutinë nga Lebron dhe Allen

26/04/13 @ 09:31

GRIZZLIES

Arushat kthehen në lojë

NBA

Arushat kthehen në lojë

26/04/13 @ 09:09

LIGA E PARË

Studenti në Superligë

FBK Superliga

Studenti në Superligë

26/04/13 @ 01:06

F4 SEMI FINAL

Si fitoi Prishtina?

FBK Superliga

Si fitoi Prishtina?

25/04/13 @ 23:40

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga