Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HEAT

Rutinë nga Lebron dhe Allen

REUTERS/Jeff Haynes

Rutinë nga Lebron dhe Allen


26 April, 2013 @9:31

Ray Allen me 23 dhe LeBron James me 22 pikë ia dhanë fitoren e radhës kampionit aktual të NBA-së, Miami Heat. 

Nxehtësia e Miamit shkriu Milwaukeen 104-91 si mysafir dhe tani me rezultat të përgjithshëm prej 3-0 në seri, atyre u duhet edhe një fitore për të kaluar në gjysmëfinalen e Konferencën Lindore. 

Ray Allen ka shënuar pesë nga tetë treshet e shënuara të Miamit. Ndërsa Chris Bosh ka realizuar double-boudle prej 16 pikëve dhe 14 kërcimeve. 

Te vendasit u dalluan vetëm Larry Sanders, që realizoi double-double prej 16 pikëve dhe 11 kërcimeve si dhe Brandon Jennings që regjistroi 16 pikë dhe 8 asisitime. 

Ndeshja e radhës që mund të eliminojë Milwaukeen nga Play-Offi luhet gjithashtu në Haris Bradley Center. 

 


Video

Ray Allen historik

Shikoni çastet nga nata historike e Ray Allen, i cili theu rekordin e tresheve të shënuara pas stinorit të rregullt.




NBA PLAY-OFFS

Milwaukee Bucks - Miami Heat 91-104 0-3 në seri


REKORD:

1 Ray Allen është bërë basketbollisti me më së shumti treshe të shënuara në Play-Off të NBA-së, duke lënë pas Reggie Miller dhe Kobe Bryant.

 
Të gjitha lajmet nga NBA