F4 SEMI FINAL

BOROZANI/ Erdis Driza
Si fitoi Prishtina?
25 April, 2013 @23:40
Sigal Prishtina është bërë finalistja e parë e Kupës së Kosovës për stinorin e sivjetëm. Kryeqytetasit e mposhtën fituesin aktual të kësaj gare, Trepçën, me epërsi prej 20 pikëve 51-71.
Prishtina gjatë gjithë kohës ishte dominuese në lojë. Çerekun e parë bardhekaltërit e përmbyllin me rezultat 8-20, falë lojës së mirë të qendrave amerikane, Julian Terrell dhe Akida McLain, si dhe treshave të Granit Rugovës.
Me pikët e dyshjes së xehetarëve, Hajrizi - White, Trepça u afrua në vetëm 6 pikë në përfundim të pjesës së parë 24-30.
Pas pushimit të gjysmëlojës, bardhekaltërit përsëri filluan të dominojnë në lojë, duke e thelluar epërsinë edhe një herë në dyshifrorë pas 30 minutave lojë, 35-50, derisa në këtë pjesëlojë përsëri në akcion ishin qendrat amerikane.
Në çerekun e fundit Trepça tentoi të bëjë diç me anë të mbrojtjes zonale, por as ky strategji nuk doli të jetë zgjidhje për ta dhe në fund Sigal Prishtina me plot meritë arriti të shënojë fitore për t’u kualifikuar në finale të Kupës.
Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte qendra Akida McLain, i cili shënoi 23 pikë dhe 8 kërcime, derisa Granit Rugova shënoi 19 pikë të tjera.
Në anën tjetër, për Trepçën si zakonisht Drilon Hajrizi ishte më i miri me 24 pikë, derisa plejmekeri amerikan, Ryan White, shtoi 13 të tjera.
TREPÇA (Statistikat individuale)
1 | Drilon Hajrizi | 24 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
2 | Ryan White | 13 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
3 | Gazmend Asllani | 8 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Valdrin Haxhiu | 4 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
5 | Dennis Mims | 2 pikë | 2 kërcime | 1 bllokadë |
6 | Fikret Handzic | 5 kërcime | 1 asistim/ 2 bllokada | |
7 | Daniel Milanovski | 1 kërcim | ||
8 | Imer Tahiri | 1 kërcim |
SIGAL PRISHTINA (Statistikat individuale)
1 | Akida McLain | 23 pikë | 8 kërcime | 1 bllokadë |
2 | Granit Rugova | 19 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
3 | Edmond Azemi | 9 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
4 | Fahri Breca | 7 pikë | 6 asistime | 3 kërcime |
5 | Fisnik Rugova | 7 pikë | 5 kërcime | |
6 | Julian Terrell | 6 pikë | 8 kërcime | 4 asistime/ 2 bllokada |
7 | Leonard Mekaj | 1 kërcim | 1 asistim | |
8 | Edis Kuraja | 1 kërcim |