MARC

REUTERS
Mbrojtësi më i mirë Gasol
25 April, 2013 @9:00
Skuadra e Memphis Grizzlies, në stinorin 2012/13, u bë skuadra që ka pësuar më së paku pikë. Rol të rëndësishëm në këtë statistikë luajti Marc Gasol. Spanjolli është zgjedhur lojtari më i mirë defanziv i vitit në NBA.
Ai fitoi 212 vota, ku e la pas LeBron Jamesin me 149 vota për ta rrëmbyer çmimin, ndërsa në vendin e tretë, u vendos lojtari i Oklahoma City Thunder, Sergie Ibaka.
Këtë çmim, në histori të NBA-së, deri më tani më së shumti e ka fituar me 4 herë, lojtari legjendar Ben Wallace. Ndërsa për herë të fundit këtë çmim e mori Tyson Chandler.
NBA - TOP 3 DEFENDERS OF THE SEASON
Marc Gasol | |||
LeBron James | |||
Serge Ibaka |