SPURS

REUTERS/Bill Waugh
Parker, me valle ndaj Lakers
25 April, 2013 @8:41
Playmakeri françez, Tony Parker, ka qenë i pandalshëm në pjesën e dytë të ndeshjes kur shënoi 24 pikë, nga 28 prej totalit të tij, kundër Los Angeles Lakersit, për t’i mposhtur ata edhe në ndeshjen e dytë, kësaj radhe me rezultat 102-91.
Te Lakers, pa Kobe Bryantin, më i dalluar ishte Dwight Howard që në 33 minutat e kaluara në parket shënoi 16 pikë dhe nëntë kërcime. Mirëpo, edhe pse i zhgënjyer nga humbja, nuk dorëzohej.
“Ne arritëm disi në Play-Off dhe tani nuk dorëzohemi. Nuk duam të shkojmë në shtëpi menjëherë,” ka thënë Howard pas ndeshjes.
Dy ndeshjet e radhës tani barten nga AT&T Center të San Antonios, në Staples Center të Los Angelesit, në parketin e Lakersave.
NBA PLAY-OFFS
San Antonio Spurs - Los Angeles Lakers | 102-91 | 2-0 në seri |