Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL FOUR

Një Kupë, katër kërkues

Pamje nga Palestra Sportive Sezai Surroi në Prizren, që do të jetë nikoqire e Final Fourit të Kupës së Kosovës/ BOROZANI

Një Kupë, katër kërkues


23 April, 2013 @14:51

Sigal Prishtina tenton Kupën

Të enjten luajnë finalistët e Play-Offit të vitit të kaluar, Sigal Prishtina dhe Trepça. Skuadra prishtinase me trajneri e ri, Ahmet Kandemir, ka kthjellur disi lojën e saj, por jo edhe bindshëm, pasi që janë mposhtur nga RTV 21 dhe Trepça në ligë. Fitorja e Sigal Prishtinës ndaj Sigkos Bashkimit në xhiron e parafundit, u jep shpresë me lojë dhe me rezultat prishtinasve, posaçërisht tash, pasi që ata edhe zyrtarisht u bënë pjesë e Ligës Ballkanike. Lëndimi i amerikanit, Alvin Snow, do të jetë mungesë për ekipin nga kryeqyteti, por jo shumë e ndieshme, pasi që kanë numër të madh të lojtarëve vendor në dispozicion, që mund ta mbulojnë atë.

Kupa, zgjidhje e vetme për Trepçën

Në anën tjetër, Trepça, e cila befasisht humbi Play-Offin dhe rastin për ta mbrojtur titullin, do të kërkojë me çdo kusht të fitojë së paku Kupën e Kosovës si satisfakcion për stinor. Mirëpo, ekipi që po udhëhiqet nga maqedoni, Pance Milevski, ka luhatje brenda skuadrës dhe po varet ‘gati’ vetëm nga lojtari më i mirë i vitit të kaluar, Drilon Hajrizi. E Driloni i vetëm, përkundër se po bën gjithçka për ekipin e tij, nuk po arrin t’i mposhtë të gjithë. Sidoqoftë, Trepça, ka një motiv shtesë për shkak të dështimit në BKT Superligës këtë stinor dhe deri diku mund të jenë edhe favorit nëse ua do disave nga bashkëlojtarët e Drilonit të enjten mrëma në Sezai Surroi. 

Peja kërkon kurorën e dyfishtë

Liderja e kampionatit, Peja, e cila në radhët e veta ka supermenin Dardan Berisha, me përforcimet e bëra këtë stinor do të dëshirojë hiq më pak se kurorën e dyfishtë (titullin dhe kupën). Humbja nga Sigkos Bashkimi në ciklin e fundit të kampionatit sado që është pak tronditëse, kthimi i qendrës kosovare, Blerim Mazreku, ka motivuar tej mase të verdhit dhe ata synojnë hiç më pak se Kupën e Kosovës. Gjithashtu, sa i përket garave të Kupës së Kosovës, Peja kërkon t’i revanshohet Sigkos Bashkimit për humbjen në gjysmëfinalen e stinorit të kaluar, kur prizrenasit kishin befasuar pejanët në Karagaç. 

Sigkos Bashkimi, i urritur për trofe

Sigkos Bashkimi, si organizatore e përfundimtares së Kupës së Kosovës do të ketë përkrahje të madhe nga publiku. Ekipi i portokalltë nga Prizreni është ekipi më i urritur nga katërshja për ndonjë trofe dhe Kupa shihet si ideale, për të fituar diçka. Derisa të gjitha skuadrat kanë fituar diçka në dy stinorët e fundit, prizrenasit ende kujtojnë Kupën e fituar në kohën e snajperistit shqiptar, Bledar Gjeçaj, që ka më shumë se një dekadë më parë. Për dallim nga treshja e skuadrave që do të jenë mysafire në Prizren, Sigkos Bashkimi, është tërësisht i varur nga performanca e treshes së huaj. Mirëpo, prizrenasit në stinorin pranveror nuk kanë pësuar asnjë humbje në Sezai Surroi, prej se kapiteni i tyre, Valentin Spaçi, kishte porositur ekipet tjera se Sigkos Bashkimi nuk do të dalë kokëulur në vend të vetë.



KUPA E KOSOVËS - FINAL FOUR - GJYSMËFINALET:

20:15; 25 prill; Sezai Surroi, Prizren Sigal Prishtina - Trepça
20:15, 26 prill, Sezai Surroi, Prizren Sigkos Bashkimi - Peja

BULLS

Barazojnë demat

NBA

Barazojnë demat

23/04/13 @ 10:38

CLIPPERS

Shpëtimtari Chris Paul

NBA

Shpëtimtari Chris Paul

23/04/13 @ 09:56

J.R. SMITH

Rezervisti më i mirë

NBA

Rezervisti më i mirë

23/04/13 @ 01:07

BALKAN LEAGUE

Zyrtarizohet Prishtina

FBK Superliga/International

Zyrtarizohet Prishtina

22/04/13 @ 19:40

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga