CLIPPERS

REUTERS/Lucy Nicholson
Shpëtimtari Chris Paul
23 April, 2013 @9:56
Nëse skuadra e juaj është në gjendje kritike dhe brenda në skuadër keni një super yll, sikurse Chris Paul, edhe gjasat për të fituar ndeshjen, janë të larta.
Fitoren e dytë të Clippersave, ia solli Chris Paul me një depërtim në fund, ku me shënimin e tij, ia përfundoi shpresat e arrushave. Ndeshja përfundoi me rezultat 93-91. Kurse, Paul luajti me 24 pikë e 9 asistime, ku u ndihmua edhe nga Blake Griffin me 21 pikë e 8 kërcime.
Në anën tjetër Mike Conley, shkëlqeu me 28 pikë e 9 asistime, por nuk mjaftuan për fitoren e parë në Los Angeles. Tani rezultati në seri është 2-0 për Los Angeles Clippers.
Ndeshja e radhës do të luhet me 25 prill, në palestrën e Memphisit.
REZULTATI:
Los Angeles Clippers - Memphis Grizzlies | 93-91 | 2-0 në seri |