Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF

Tronditen arrushat

REUTERS/Lucy Nicholson

Tronditen arrushat


21 April, 2013 @9:18

Përballja e vitit të kaluar, u përsërit edhe sivjet në Konferencën Perendimore. Pra, Los Angeles Clippers me Memphis Grizzlies, përsëri po përballen në raundin e parë të Play Offit.

Ndeshja e parë e duelit, përfundoi dje me fitoren e skuadrës vendase Los Angeles Clippers, ku e mposhtën kundërshtarin me rezultat 112-91.

Skuadra e dytë nga LA dominoi gjatë tërë ndeshjes, të cilët e kishin epërsinë që nga fillimi deri në fund. Chris Paul shkëlqeu me 23 pikë e 7 asistime, ku u ndihmua edhe nga Eric Bledsoe me 15 pikë.

Në anën tjetër Jerryd Bayless luajti me 19 pikë, por nuk mjaftuan për t’i kthjellë arrushat.

Ndeshja e dytë e serisë, do të luhet përsëri në Staples Center të LA me 22 prill.



REZULTATI:

Los Angeles Clippers - Memphis Grizzlies 112-91 1-0 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA