E VËRTETA!

Eurosport
Jordan ka qenë i helmuar!
18 April, 2013 @21:00
Në vitin 1997, Michael Jordan kishte vendosur të luante në ndeshjen e pestë të finaleve ndaj Utah Jazzit, përkundër se ishte i sëmurë nga gripi e rezultati i finales së Play-Offit ishte 2-2.
Ai e luajti tërë ndeshje përkundër sëmundjes dhe tifozëve tejet të zhurmshëm, duke arritur që të dominojë dhe të shënojë 38 pikë në fitoren 90-88 të Chicago Bulls.
Kjo performancë e tij i ka ndihmuar atij që të çimentojë reputacionin e legjendave sportive të të gjitha kohërave.
Kësaj ndeshjeje të tij i është referuar edhe si “ndeshja e gripit”, mirëpo sipas njoftimit të web faqes True Hoop, trajneri tij Tim Grover mendon se Jordan ka qenë i helmuar nga një restoran ku kanë blerë picë një natë para ndeshjes, gjë e cila ka pasur qëllim që ai të mos ketë mundësi të luaj në këtë ndeshje.
“Kemi qenë në Utah, Park City, në hotel. Shërbimi në dhoma nuk ka punuar pas orës 21. Ai u untua dhe nuk gjenim dot vend për të ngrënë. Në fund thamë, eh, gjëja e vetme që mund të gjindet tani është pica. Porositëm picë,” ka shpjeguar Grover.
“Në atë kohë çdokush e ka ditur ku po qëndrojmë ne si ekip, sepse s’ka pasur shumë hotele aty. Pesë persona erdhën për të na dorëzuar picën. E morra picën dhe u thashë: ‘Kam një ndjenjë të keqe, të çuditshme për këtë picë... Vetëm një ndjenjë’,” kujtonte trajneri që qëndronte me legjendën.
“MJ ishte i vetmi që hëngri picën atë natë. Asnjëri tjetër s’deshti. Në ora 2 të mëngjesit ai më thirri në telefon. Eja në dhomë, më tha. Ai shtrëngohej dhe përmbysej në tokë. E shikonim dhe kërkonim fizioterapeutin. I thashë menjëherë, është helmim dhe s’ka lidhje me grip.”
Në ndeshjen e famshme të gripit, Jordan kolapson në duart e Scottie Pippenit duke krijuar njërën ndër imazhet më të famshme të karrierës së tij. Komentatori Marv Albert kishte thënë: “Performancë klasike, trimërore, nga i kapluari prej gripi Michael Jordan.”
Pas ndeshjes së pestë seria vazhdoi në Chicago ku Bullsat fituan 4-2 në ndeshjen e fundit të finaleve të Play-Offit, 90-86. Jordan shënoi 39 pikë në atë ndeshje dhe u emërua MVP i finaleve. Ky ishte titulli i pestë nga gjashtë titujt e tij. Jordan është shpallur MVP (lojtari më i vlefshëm) i të gjitha këtyre gjashtë triumfeve.