Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA PLAY OFF

Lakers në Play-Off

REUTERS/Lucy Nicholson

Lakers në Play-Off


18 April, 2013 @10:46

Los Angeles Lakers, në stinorin më të dobët në histori të klubit, deri në ndeshjen e fundit rrezikonte të mos merr pjesë në Play-Off. 

Fatëkeqësitë në skuadrën hollywoodiane nuk lejuan gjatë tërë stinorit rehat ekipin, ngase luftuan shumë me lëndime, për të cilët lëndimi i fundit i skuadrës ishte “knockout”, sepse e humbën super yllin Kobe Bryant.

Black Mamba, nuk do ta shijojë Play-Offin këtë stinor. Ai do të mungojë gati nëntë muaj. 

Megjithatë, skuadra e trajnerit Mike D’Antoni, me një seri prej 5 fitoreve resht, arriti ta siguroi Play-Offin, ku u vendosën në vendin e shtatë dhe do të përballen me San Antonio Spursin.


 
Të gjitha lajmet nga NBA