T-MAC

T-Mac në San Antonio
16 April, 2013 @23:33
Tracy McGrady, pas 15 viteve që i kaloi në NBA, në fillim të stinorit ishte transferuar në Kinë. Por ai tani po përgatitet për një rikthim në NBA tek skuadra San Antonio Spurs. Borozani.com
Kontrata e super yllit, ende nuk është lansuar, por transferimi i T-Macut është bërë i ditur në web faqen e Spursave. T-Mac do të vesh fanelën me numër “1”, numri që kishte veshur me vite të tëra.
McGrady në Kinë luajti në 29 ndeshje me mesatare prej 25.0 pikëve, 7.2 kërcimeve dhe 5.1 asistimeve. Përvoja e Tracy-të, mund të ndikojë pozitivisht në lojën e skuadrës së Gregg Popovichit në Play Off.