LAKERS

REUTERS
No Kobe, No problem!
15 April, 2013 @10:00
Një fitore shumë e madhë për skuadrën e Los Angeles Lakers, erdhi dje në ndeshjen kundër San Antonio Spursit. Pas lëndimit të super yllit Kobe Bryant, i cili është operuar dhe nuk do të luaj afro 6-9 muaj, të gjithë menduan se skuadra e tij do t’i humbas ndeshjet e mbetura.
Por kundër San Antonio-së me lojë të mirë, skuadra e trajnerit Mike D’Antoni arriti të fitojë me rezultat 91-86.
Më të mirët tek Lakers, ishin Dwight Howard i cili shkëlqeu me 26 pikë e 17 kërcime dhe Steve Blake me 23 sosh.
Lakers, ndeshjen e fundit të stinorit, do të luaj kundër Houston Rockets.
REZULTATI:
Los Angeles Lakers - San Antonio Spurs | 91-86 |