CLIPPERS

REUTERS/Mark Weber
Treguan dhëmbët
14 April, 2013 @10:13
Për të fituar avantazhin e palestrës vendase, fitorja e djeshme në duelin Memphis - Clippers, ishte e rëndësishme shumë.
Këtë arriti të bëj skuadra mysafire Los Angeles Clippers, të cilët i mposhtën “arrushat” me rezultat 91-87. DeAndre Jordan ishte më i miri me 16 pikë e 12 kërcime, i cili u ndihmua edhe nga Chris Paul me 13 pikë.
Në anën tjetër, spanjolli Marc Gasol u dallua me 18 pikë, por nuk mjaftuan për ta zgjuar arrushën nga gjumi.
Deri në Play Off kanë mbetur vetëm nga dy lojë. Në letër, skuadra e Clippersit do të ketë punën më të lehtë, ngase do të përballet me dy skuadra, të cilët nuk do të garojnë në Play Off, me Portlandin e Sacramenton, ndërsa Memphis, së pari do të luaj me Dallasin dhe pastaj me Utah Jazz, që është duke luftuar me mish e me shpirt për të inkuadruar në Play Off në Konferencën Perendimore.
REZULTATI:
Memphis Grizzlies - Los Angeles Clippers | 87-91 |