Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAKERS

Lëndohet Kobe Bryant

Lëndohet Kobe Bryant


13 April, 2013 @10:17

Fitorja e Los Angeles Lakersit kundër Golden State Warriors, po thuajse i mbeti në fyt, skuadrës së Mike D’Antonit. Kobe Bryant u lëndua në fund të çerekut të katërt, duke pësuar në tetivën e akilit.

Black Mamba me këtë lëndim, mund ta përfundojë stinorin, por përgjigjja definitive do të bëhet pas kontrollimit nga ana e mjekëve. 

Pas ndeshjes, të gjithë ishin të pikëlluar, posaçërisht Kobe Bryant, i cili tha se është duke i përjetuar momentet më të vështira të karrierës.

Los Angeles Lakers, është duke luftuar me Utah Jazzin për vendin e tetë në Konferencën Perendimore, të cilët janë një fitore përpara tyre. 

Mungesa e Bryantit do të jetë humbje e madhe për Los Angeles Lakersin dhe ata mund të mbesin jashtë Play Offit. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA