Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF

Fitore në vazhdime

euroleague

Fitore në vazhdime


10 April, 2013 @17:48

Nuk mjaftuan katër çerekë për ta caktuar fituesin në super duelin Barcelona - Panathinaikos. Takimi i parë i çerekfinales në Euroleague ndërmjet dy gjigantëve europian, përfundoi vetëm pas vazhdimeve.

Ndeshjen me plot emocione arriti ta fitojë Regal Barcelona, e cila e mposhti kundërshtarin grek me rezultat 72-70.

Juan Carlos Navarro luajti me 14 pikë, ndërsa Ante Tomic dhe Victor Sada shënuan nga 13 pikë secili. Në anën tjetër me nga 14 pikë, James Gist dhe Stephane Lasme, nuk arritën t’i ndalin katalonasit.

Ndeshja e dytë do të luhet përsëri në palestrën Palau Blaugrana me 11 prill. Skuadra e cila në seri arrin të bëj tre fitore, do të kualifikohet në Final Four që do të mbahet në Londër.



REZULTATI:

Regal Barcelona Panathinaikos 72-70 OT

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague