Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA

Në procedurë disciplinore

BOROZANI/Erdis Driza

Në procedurë disciplinore


9 April, 2013 @20:23

Katërdhjetë-e-tetë orë i ka dhënë afat Komesari i Garave të BKT Superligës, Tajar Rifati, Drilon Hajrizit dhe Lenart Vidishiqit për t’u deklaruar me shkrim në lidhje me deklaratat e dhëna në mediume të shkruara dhe televizive, për vërtetësinë, faktimin dhe dëshmitë për pohimet e tyre. 

Inicimi i procedurës disciplinore nga Komisari i Garave ka ardhur pasi që dyshja e lartpërmendur në Televizionin Dukagjini dhe të përditshmen Sport Plus, kanë deklaruar se ndeshjet RTV 21 - Peja dhe RTV 21 - Sigal Prishtina kanë qenë të kurdisura, ashtu që të fitojë RTV 21 dhe të dëmtohet Trepça, duke ua mohuar atyre Play-Offin. 

Trepça, që është kampion aktual, ka vetëm një pikë më shumë se RTV 21 dhe gjendet në pozitën e katërt. Ndërsa RTV 21, debutues në BKT Superligë, është në vendin e pestë dhe ka mposhtur Trepçën dy herë këtë stinor. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe katër xhiro, ndërsa Trepça do të përballet edhe njëherë me RTV 21-shin. 

Drilon Hajrizi, aktualisht basketbollisti më i mirë i vitit në Kosovë, ka qenë edhe më parë i dënuar duke mos u ftuar në përfaqësuese, për shkak se kishte lëshuar ceremoninë e shpërblimeve të basketbollistit më të mirë të vitit, në shenjë proteste, dy stinorë më parë, kur ky çmim nuk iu dha atij. 


BASHKIMI

Fitore rutinore

FBK Superliga

Fitore rutinore

08/04/13 @ 21:34

NEW YORK

NY Knicks, të pathyeshëm

NBA

NY Knicks, të pathyeshëm

08/04/13 @ 10:51

PEJA

Peja rikthen shkëlqimin

FBK Superliga

Peja rikthen shkëlqimin

07/04/13 @ 20:40

PRISHTINA

Mposhtin Penzën

FBK Superliga

Mposhtin Penzën

07/04/13 @ 10:41

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga